Financier
Oct. 18, 2021
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), shpall vendin vakant për pozicionin “Financier”.
Kandidati fitues do të jetë Nëpunësi Zbatues i Institucionit si më poshtë:
Ka varësi direkte prej Nëpunësit Autorizues (Drejtori). I raporton direkt e respektivisht nëpunësit autorizues, për garantimin e cilësisë së raportimit periodik për vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore në përputhje me rregullat e parashikuara në Marrveshjen Ndërqeveritare dhe ato të miratuara nga Ministria e Financave.
Nëpunësi zbatues është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues për:
- garantimin e cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;
- bashkërendimin për dokumentin përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;
Detyrat e financierit të RASH-it janë si më poshtë:
- Drejton veprimtarinë administrative financiare;
- Përgatit dhe paraqet për miratim planin vjetor të institucionit për shpenzimet administrative dhe investimet, planet e punës për veprimtarinë e financës për periudhën vjetore;
- Përgatitja e planit të punës mujore dhe raporton çdo muaj për realizimet;
- Përgatit situacionet;
- Drejton punën e Komisionit të Inventarizimit;
- Ndjek korrespondecën më institucione të ndryshme për çështje të karakterit ekonomiko-financiar;
- Kryen veprimet financiare me Degën e Thesarit;
- Përgatit dhe paraqet për miratim, studime, propozime, materiale të ndryshme që lidhen me veprimtarinë financiare të institucionit;
- Mban përgjegjësi për kontrollin e zbatimit të saktë të buxhetit te RASH sipas planifikimit vjetor;
- Me urdhër të Drejtorit, merr pjesë në komisionet e posaçme për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, ndjekjes së detyrimeve financiare të kontratave të ndryshme ku RASH është palë;
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë;
- të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Kriteret e veçanta kandidatët:
- Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në Financë ose Kontabilitet;
- Përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion dhe përvojë në Departamentin e Financave të nje institucioni publik;
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup;
- Njohuri shume e mire e gjuhes angleze;
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
- experience ne menaxhim financiar të projekteve BE
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Financier brenda datës 18 Nëntor 2021.