Web Developer

None

Oct. 19, 2021

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Web Developer”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

  • Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës

  • Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës

  • Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës

  • Të mbledhë dhe të përmirësojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike

  • Të krijojë dhe te mirëmbajë dokumentacionin e aplikacioneve

  • Të bashkëpunojë me web designer-in për të përcaktuar design-in final të aplikacionit

  • Të shkruajë kod të strukturuar dhe eficent

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatikë;

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.

  • Dëshirë për të zhvilluar programe

  • Mendim kritik dhe analitik

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:

  • Eksperiencë pune në ndërtimin e website-ve
  • Njohuri shumë të mira në HTML, CSS, SASS (jep avantazh), Javascript
  • Angular jep avantazh
  • Java / Python / C# japin avantazh
  • Django / Django CMS japin avantazh
  • PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle japin avantazh

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Web Developer brenda datës 18 Nëntor 2021.