Web Application Developer

None

April 22, 2022

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Web Developer”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

  • Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës

  • Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës

  • Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës

  • Të mbledhë dhe të përmirësojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatikë;

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.

  • Mendim kritik dhe analitik

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:

  • Object Oriented Programming

  • Python, Django / Java / C#

  • Strukturat e të dhënave

  • PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle

  • HTML, CSS, Javascript japin avantazh

Të interesuarit të dërgojnë CV te recruiting@rash.al me subjekt: Web Application Developer brenda datës 20 Maj 2022 dhe bashkëngjitur përgjigjen e ushtrimit më poshtë në Python, Java ose C:

Numri, 197, quhet numër i thjeshtë ciklik, sepse të gjitha ciklet e shifrës: 197, 971 dhe 719, janë numra të thjeshtë.
Poshtë numrit 100 ka trembëdhjetë numra të tillë: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 31, 37, 71, 73, 79 dhe 97.
Sa numra të thjeshtë ciklik janë nën një milion?