Web Developer

April 22, 2022
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Web Developer”.
Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:
Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës
Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës
Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës
Të mbledhë dhe të përmirësojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike
Të krijojë dhe te mirëmbajë dokumentacionin e aplikacioneve
Të bashkëpunojë me web designer-in për të përcaktuar design-in final të aplikacionit
Të shkruajë kod të strukturuar dhe eficent
Kriteret e veçanta për kandidatët:
Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatikë;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.
Dëshirë për të zhvilluar programe
Mendim kritik dhe analitik
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:
- Eksperiencë pune në ndërtimin e website-ve
- Njohuri shumë të mira në HTML, CSS, SASS (jep avantazh), Javascript
- Angular jep avantazh
- Java / Python / C# japin avantazh
- Django / Django CMS japin avantazh
- PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle japin avantazh
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Web Developer brenda datës 20 Maj 2022.