Administrator Rrjeti

None

July 15, 2024

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Rrjeti”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

  • Të ofrojë suport për sisteme teknologjike me arkitektura komplekse;

  • IP/MPLS/BGP/Backbone/Firewall/Load balancer;

  • Të menaxhoje IXP;

  • Të përdorë teknogjithe trust / identity ( Shibboleth / SAML) etj;

  • Të instalojë, kryeje upgrade apo diagnostifikim problemesh të rrjetit kompjuterik;

  • Të kryejë konfigurime për pajisje wireless;

  • Të planifikojë dhe krijojë sistemin e monitorimit të performancës për routerat, switchet të markës Cisco / HUAWEI.

  • Të diagnostikojë problemet në switche dhe routera të shkaktuara nga probleme në konfigurime ose në defekte të hardware.

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë;

  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;

  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në shërbime të fushës networking;

  • E preferueshme të ketë njohuri ne “Project Management” dhe praktikat ITIL;

  • Eksperiencë e provuar me komandat dhe utilitetet bazë për administrimin dhe menaxhimin e routerave dhe switcheve Cisco dhe/ose HUAWEI; 

  • Eksperiencë me rrjete backbone në ISP;

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

  • Certifikate CCNA dhe CCNP ose ekuivante të saj për administrimin e Layer 3;

  • Certifikata të sistemeve operative – e preferueshme;

  • Eksperiencë praktike me implmentime Cisco L2 dhe L3 enterprise, duke përfshirë OSPF, EIGRP, redistribution dhe dot1X;

  • Eksperiencë e mirë me prodhures të ndryshëm firewall si Mikrotik, Fortigate, Cisco ASA, pfSense, etj;

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Rrjeti brenda datës 12.08.2024.