Help Desk

Feb. 10, 2025
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, shpall vendin vakant për pozicionin “Help Desk”.
Pozicioni i punës si Help Desk ofron mbështetje dhe asistencë teknike për përdoruesit e softuereve në universitet e me gjerë, sistemeve të ndërtuara nga Departamenti i Zhvillimit në RASH si dhe jep mbështetje e ndihmë në përfundimin e detyrave ose zgjidhjes së problemeve përmes testeve diagnostikuese edhe në qasjes në distancë nga kompjuterët e tyre.
Kërkohen kandidatë që kanë përfunduar studimet profesionale 2-vjeçare (ose Bachelor) në shkenca ekzakte, me njohuri/aftësi të mira kompjuterike, preferohen në programe teknike/inxhinierike ose TIK.
Kandidati/ja duhet të dëftojë se zotëron aftësitë e mëposhtme:
Të njohjë mirë gjuhën angleze.
Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe aftësia për të zgjidhur e diagnostikuar problemet.
Të jetë i familjarizuar me të dy sistemet kompiuterike Windows dhe Mac si dhe me Hardwaret e tyre.
Të ketë aftësi të mira për Shërbimin ndaj Klientit.
Të ketë aftësi për të Komunikuar në mënyrë efektive për të ndihmuar përdoruesit të zgjidhin problematikat që ju shfaqen.
Të jetë teknikisht i aftë të shkruaj e redaktojë azhornimin e manualeve.
Të mundësojë trajnimin e përdosuesve me sistemet apo softwerët e RASH.
Të ndjekë çështjet së bashku me përdoruesit deri në zgjidhjen e plotë të tyre.
Ndërtimi i raporteve për të analizuar ankesat dhe problemet e zakonshme.
Hyrja në distancë te pajisjet kompjuterike ose softuerët për të bërë ndryshime dhe rregulluar problemet.
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruitment@rash.al, me subjekt: Help Desk brenda datës 28 Shkurt 2025