Job Application, Web Developer

Web Application Developer

 

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Programues”.

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:

· Të zhvillojë aplikacione në gjuhën e programimit të përcaktuar nga grupi i punës

· Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës

· Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës

· Të testojë punën e tij duke programuar teste

· Të mbledhë dhe të permiresojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike të klientit

· Të krijojë dhe te mirembaje dokumentacionin e aplikacioneve

· Të bashkëpunojë me web designer-in për të përcaktuar design-in final të aplikacionit

· Të integrojë të dhëna nga shërbime ose databasa back-end

· Të shkruajë kod të strukturuar dhe eficent.

· Të identifikojë problematikat e pikasura nga klienti dhe ti rregullojë ato.

 

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

a) të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar,

b) të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,

c) të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kriteret e veçanta për kandidatët:

· Diplome universitare ne Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;

· Aftesi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;

· Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze.

· Deshirë për të zhvilluar programe

· Mendim kritik dhe analitik

 

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

· Njohuri mbi:

1. Object Oriented Programming

2. Strukturat e të dhënave

3. Java / Python / C# japin avantazh

4. PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle japin avantazh

5. HTML, CSS, Javascript japin avantazh

 

Të interesuarit të dergojnë CV në format PDF tek recruiting@rash.al me subjekt: Programues, brenda datës 30.04.2020.

Bashkëngjitur përgjigjen e ushtrimit më poshtë ne Python, Java ose C: Numri, 197, quhet numer i thjeshtë ciklik, sepse të gjitha ciklet e shifrës: 197, 971 dhe 719, janë numra te thjeshtë. Poshtë numrit 100 ka trembëdhjetë numra të tillë: 2, 3, 5, 7, 11, 13, 17, 31, 37, 71, 73, 79 dhe 97. Sa numra të thjeshtë ciklik janë nën një milion?

 

 

June 15, 2020