"Aleksandër Moisiu" University, Durrës
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është një institucion publik i arsimit të lartë i cili, për herë të parë universiteti hapi dyert për studentët në vitin akademik 2006-2007 ku në bankat e tij filluan studimet universitare rreth një mijë studentë nga i gjithë vendi.
Fillimisht Universiteti “Aleksandër Moisiu” u hap me tri njësi kryesore nga të cilat dy fakultete (Fakulteti i Ekonomisë dhe Adminitrimit dhe Fakulteti i Edukimit) dhe një Shkollë e Lartë Profesionale, e cila ngjason institucionalisht me Community College në vendet perëndimore.
Në vitin akademik 2007-2008, në Shkollën e Lartë Profesionale u hapën edhe katër programe studimi të tjera të cilat janë hapur për herë të parë në të gjithë sistemin e arsimit të lartë në vend. Në të njëjtin vit në këtë njësi programi i studimit infermieri shndërrohet me DNP (Bachelor).
Në vitin akademik 2009-2010 Universiteti “Aleksandër Moisiu” zgjerohet me një filial në qytetin e Peshkopisë, ku studionin rreth 800 studentë. Ky filial u mbyll në vitin 2014.
Gjithashtu viti akademik 2009-2010 shënoi edhe hapjen e programeve të studimit të ciklit të dytë dhe të tretë.
Sot në përbërje të tij të jenë 6 fakultete:
Fakulteti i Biznesit,
Fakulteti i Edukimit,
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit,
Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike,
Fakulteti i Studimeve Profesionale,
Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP).