Mësues për Shqipërinë

Portali "Mësues për Shqipërinë", është portali që mundëson aplikimin për t’u punësuar në sistemin arsimor shqiptar të gjithë atyre kandidatëve të cilët kanë mbyllur pranë QSHA me sukses provimin e shtetit për mësuesi në një profil të caktuar. Portali mundëson lidhjen në kohë reale të të dhënave të 3 institucione përgjegjëse për përzgjedhjen e kandidatëve (DAR – QSHA – MASR) me aplikantët nga gjithë vendi. Nëpërmjet portalit, ngarkohen vlerësimet e dosjeve të aplikimit, rezultatet e testimit online dhe shpallen rezultati përfundimtar dhe renditja sipas pozicionit për të cilin kane4 aplikuar kandidatët në kohë reale dhe në mënyrë transparente.