Revista CONNECT publikon numrin e 38-të të saj!

08 Nëntor 2021
Revista CONNECT publikon numrin e 38-të të saj! Në këtë numër janë përpiluar artikuj të shkëlqyeshëm nga i gjithë komuniteti GÉANT mbi një gamë të gjerë temash, duke përfshirë:
- Si të lidhni më mirë infrastrukturën dhe shërbimet me komunitetet e përdoruesve
- Një intervistë me Matthew Scott (GÉANT) dhe Ann Harding (SWITCH) për të shënuar 20 vjetorin e Projektit GÉANT
- Një intervistë me Adam Lewis se si Vëzhgimi i Tokës ka kontribuar në transformimin dixhital të Afrikës
- dhe lidhjen e re të spektrit EaPConnect-GÉANT
Plus, publikimi i seksionit të ri kushtuar temave teknike, që në këtë numër përmban artikuj mbi Automatizimin e Rrjetit E-Academy, White Box për kërkime dhe edukim, dhe RARE/FreeRtr.
Dhe, si gjithmonë, revista mirëpret artikuj nga partnerët e të gjithë NREN-eve.