Shtëpia e Hapur e RIPE NCC: Fondi i Projekteve të Komunitetit

None

29 Shtator 2022

Shtëpia e Hapur e RIPE NCC

Shtëpia e Hapur e RIPE NCC: Fondi i Projekteve të Komunitetit

Na u bashkoni për të parën nga një seri të Shtëpive të Hapura RIPE NCC në lidhje me Fondin e Projektit të Komunitetit RIPE NCC (CPF) dhe marrësit e tij.

E martë, 26 korrik | 10:00-11:30 UTC |12:00-13:30 CEST

Gjatë këtyre Shtëpive të Hapura do të degjojmë nga projekte të financuar nga CPF me një seri prezantimesh të shkrurtra nga përfituesit e mëparshëm, së bashku me anëtaët e komitetit përzgjedhës si dhe do ketë një seksion për Pyetje&Përgjigje.

Ju mund të na bashkoheni dhe të bëni pyetjet që keni mbi procesin e aplikimit nëse ju ose organizata juaj po punon mbi një projekt që përmbush kriteret dhe ka nevojë për mbeshtetje financiare për ta filluar ose vijuar atë.

CPF ka mbështetur një gamë projektesh dhe idesh novatore gajtë historikut të saj 25 vjeçar dhe kemi formalizuar këto përpjekje nëpërmjet Fondit të Projekteve Komunitare të NCC RIPE. Ne e dimë se nuk ka mungesë mendjesh brilante në komunitetin teknik të Internetit që punojnë në projekte novatore, por sigurimi i fondeve për të mbështetur këto projekte mbetet ende sfidues.

Ju ende mund të bëni kërkesë për Fondin e Projekteve komunitare 2022 deri më 7 gusht 2022.

Folës

Glenn C McKnight, Virtual School of Internet Governance (VSIG)

Kursi VSIG "Hyrje në Qeverisjen e Internetit (VSIG)" është një program trajnimi interaktiv online falas dhe shumëgjuhësh i hapur për këdo, kudo, me dhjetë module thelbësore.

Guido Franken, Cryptofuzz

Cryptofuzz është një mjet me burim të hapur që përdor fuzzing për të gjetur problematikat në bibliotekat kriptografike. Ajo krahason rezultatin e dy ose më shumë bibliotekave që kryejnë të njëjtin operacion (si kompjuterizimin e një digest SHA256, ose enkriptimin e një mesazhi duke përdorur AES, ose duke llogaritur eksponentin modular të disa numrave).

Chris Adams, A Carbon-Aware Internet

Green Web Foundation propozoi projektin 'Një internet i vetëdijshëm për karbonin'. Duke përdorur të dhëna në kohë reale rreth elektricitetit në të gjithë botën, ata do të shënojnë lidhjet e rrjetit me intensitet karboni. Me këtë informacion, çdo ofrues i infrastrukturës dixhitale mund të lëvizë ngarkesat e tyre të punës kompjuterike në rajonet më të gjelbra.

Xenofontas Dimitropoulos, ARTEMIS

Ky projekt do të zgjerojë mjetin me burim të hapur ARTEMIS që kryen zbulimin dhe zbutjen në kohë reale të rrëmbimeve të prefiksit BGP. Projekti do të pasurojë funksionalitetin e ARTEMIS për të vlerësuar dhe monitoruar ndikimin e një incidenti të rrëmbimit të prefiksit BGP në planin e të dhënave.

Romain Fontugune, Internet Health Report

Raporti i Shëndetit në Internet përdor të dhënat e mbledhura nga platforma të mëdha matjeje (p.sh. RIPE Atlas, RIS dhe RouteViews) për të identifikuar automatikisht problemet e lidhjes ose ndryshimet e rrugës-routing që mund të kenë efekte të dëmshme në rrjete të tjera.

Moderator: Alastair Strachan