Shpallje vendi vakant, Financier

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, shpall vendin vakant për pozicionin “Financier”.

 

Kandidati fitues do të jetë Nëpunësi Zbatues i Institucionit si më poshtë:

 

• ka varësi direkte prej Nëpunësit Autorizues (Drejtori). I raporton direkt e respektivisht nëpunësit autorizues, për garantimin e cilësisë së raportimit periodik për vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore në përputhje me rregullat e parashikuara në Marrveshjen Ndërqeveritare dhe ato të miratuara nga Ministria e Financave.

 

Nëpunësi zbatues është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues për:

— garantimin e cilësisë së dokumenti i përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor ;

— bashkërendimin për dokumentin përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;

 

Detyrat e financierit të RASH-it janë si më poshtë:

a. Drejton veprimtarinë administrative financiare,

b. Përgatit dhe paraqet për miratim planin vjetor të institucionit për shpenzimet administrative dhe investimet;planet e punës për veprimtarinë e financës për periudhën vjetore,

c. përgatitja e planit të punës mujore dhe raporton çdo muaj për realizimet;

d. Përgatit situacionet;

e. Drejton punën e Komisionit të Inventarizimit

f. Ndjek korespondecën më institucione të ndryshme për çështje të karakterit ekonomiko-financiar;

g. Kryen veprimet financiare me Degën e Thesarit;

h. Përgatit dhe paraqet për miratim, studime, propozime, material të ndryshme që lidhen me veprimtarinë financiare të institucionit;

i. Mban përgjegjësi për kontrollin e zbatimit të saktë të buxhetit te RASH sipas planifikimit vjetor.

j. Me urdhër të Drejtorit, merr pjesë në komisionet e posaçme për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, ndjekjes së detyrimeve financiare të kontratave të ndryshme ku RASH është palë.

 

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

a) të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar,

b) të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë,

c) të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Kriteret e veçanta kandidatët:

a) të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në Financë ose Kontabilitet;

b) përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion, 2 nga të cilat në Departamentin e Financave të nje institucioni publik;

c) Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup;

d) Njohuri shume e mire e gjuhes angleze.

 

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

a) experience ne menaxhim financiar të projekteve BE.

 

Te interesuarit te dergojne CV te: recruiting@rash.al brenda datës 30.04.2019.

28 Gusht 2019