EDUROAM

Bordi i Administrimit të Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, mbledhur më datë 26.06.2019, vendosi: Miratimin e projektit fitues të PKKZH ku një nga 6 projektet firuese për të gjitha fushat e studimit ishte edhe projekti i propozuar nga RASH për Projektimin dhe Implementimin e "Eduroam" në Shqipëri. Eduroam (roaming edukues) është një shërbimi i sigurt i qasjes në roaming akademik në mbarë botën i zhvilluar për të ndihmuar komunitetin akadmiko-kërkimor ndërkombëtar. Pasi filloi në Evropë, eduroam ka fituar vrull në të gjithë bashkësinë e studimit dhe arsimit dhe tani është në dispozicion në mbi 100 vende të ruzullit tokësor. Eduroam u lejon studentëve, studiuesve dhe stafit akademik të institucioneve pjesëmarrëse të marrin lidhjen e Internetit në të gjithë kampusin universitar kur vizitojnë institucionet e tjera pjesëmarrëse me një akses të palimituar në infrastrukturën ICT të instutucionit pritës.

 

           

           EDUROAM