Eduroam 

 

Eduroam (education roaming) u mundëson studentëve, studiuesve dhe stafit të institucioneve pjesëmarrëse  aksesin ne internet  kur jane duke vizituar  institucionet e tjera jashte vendit (ne kampuset boterore te universiteteve) thjesht duke hapur laptopin apo telefonin e tyre.


Shërbimi evropian eduroam është një bashkëpunim në shkallë të gjerë midis qindra institucioneve, shumica e të cilave kanë dhe operojnë infrastrukturën e ketij shërbimi.


Eduroam lejon çdo përdorues nga një vend pjesëmarrës në eduroam që të ketë akses në rrjet në çdo institucion të lidhur me eduroam. Në varësi të politikave lokale në institucionet e vizituara, pjesëmarrësit e eduroam mund të kenë gjithashtu burime shtesë në dispozicion të tyre. Kredencialet e përdoruesit mbahen të sigurta sepse eduroam nuk i ndan ato me faqen që po viziton.


Ku mund të përdorim eduroam?
Nëse jeni duke ecur nëpër kampus ose duke kaluar kohë duke studiuar ose punuar në një institucion   tjetër kërkimi dhe edukimi, eduroam ju jep lidhjen e internetit pa ndërprerje.

Më shumë se 10,000 hotspote të Eduroam janë në dispozicion në universitete, qendra kërkimore, akademi, shumë shkolla dhe institucione të tjera kërkimore dhe arsimore në më shumë se 89 vende në mbarë botën. Ndërsa eduroam rritet, gjithnjë e më shumë  hotspote shfaqen në vende të tjera, si bibliotekat, muzetë dhe hapësira publike, siç janë stacionet hekurudhore dhe kafenetë.

RASH dhe eduroam
Sherbimi eduroam eshte funksional ne ambjentet e zyrave te RASH. RASH po projekton implementimin e ketij sherbimi ne te gjitha universitet publike dhe institucionet e tjera te kerkimore, te cilat jane pjese e rrjetit telematik.