Rrjeti Telematik

 

RASH ka ngritur një rrjet telematik që ndërlidh të gjitha universitetet publike të Shqipërisë. Ky rrjet përdor si medium fizik fibrën optike, konkretisht në teknologjinë dark fiber e cila ofron një kapacitet të lartë në bandwidth dhe shpejtësi. Prej vitit 2017 RASH është i lidhur fizikisht me fiber optike me rrjetin pan-europian të Geant duke pasur dy lidhje logjike, një për Internet dhe tjetrën për R&E (Research&Eduacation). Me anë të këtyre lidhjeve, RASH publikon risorset e adresave IP që zoteron duke u indentifikuar në rrjetin global.


Ky rrjet ndërlidhes quhet UNET (University Network), i cili sjell një mori përfitimesh dhe lehtësi në komunikimin midis universiteteve dhe implementimin e shërbimeve të ndryshme në teknologjinë e informacionit. Rjeti UNET është i ndarë në dy pjesë: MAN i Tiranes dhe kampuset rajonal (universitet e rretheve). Në figurën e mëposhtme paraqitet topologjia e rrjetit dhe shtrirja gjeografike e tij.
 

Baza e kësaj topologjie është e formës unazore (ring), e përbërë nga 4 PoP-e kryesore, Backbone PoP (Point of Presence) të cilat komunikojnë me një shpjetesi 10 Gb/s në dy path-e, një primar dhe tjetri sekondar. Në këto katër nyje kryesore janë lidhur të gjitha universitetet dhe institucionet e tjera me PoP të madhësive M (medium) dhe S (small) në varësi të lokacionit gjeografik. Lidhja e PoP-ve në B-PoP bazohet në topologjinë yll (star). 
 

Infrastruktura e rrjetit ofron mundësinë e përfitimit e të një sërë shërbimesh, të tilla si:

  • Internet and data
  • Public IP addresses
  • VPN services
  • DNS services
  • RADIUS Service