U-Doc

Një sistem i arkivimit e protokollimit të dokumenteve ka qenë gjithmonë një nga shtyllat kurrizore në mbështetjen e proceseve të vendimmarrjes, për ruajtjen dhe përmirësimin e trashëgimisë dokumentare, etj.
Në fakt,  çdo proces brenda Universitetit, gjeneron një dokument të caktuar. Ky sistem ka për detyrë të menaxhojë, organizojë dhe ruajë këto dokumente.

Për këtë arsye, u vendos që të investohej në një zgjidhje që do të lejonte që çdo dokument i prodhuar ose i dedikuar veprimtarisë administrative të Universitetit të arkivohej në një arkivë online të dokumenteve.

Një proces i aktivitetit të arkivimit është ruajtja dixhitale e dokumenteve të shoqëruara me meta të dhëna përshtatshme, thelbësore për të garantuar integritetin, mos-mohimin dhe kuptueshmërinë e dokumenteve me kalimin e kohës.

 

Portal

Kontakto: support@rash.al