RASH IdP

eduGAIN është një shërbim ndërfederal që lidh  federatat e kërkimit dhe edukimit ne gjithe boten. Mundëson shkëmbimin e sigurt të informacionit në lidhje me identitetin, autentikimin dhe autorizimin midis federatave pjesëmarrëse. Shërbimi menaxhohet nga një ekip i udhëhequr nga TERENA(Trans-European Research and Education Networking Association). Ne kuadrin e kesaj iniciative boterore ne fushen e edukimit, Rash ne bashkepunim me GEANT(the Gigabit European Academic Network)  mundeson per Shqiperine sherbimin eduID Albania. eduID Albania mundeson shkembimin e besueshem të informacionit midis ofruesve të shërbimeve(Service Provider) dhe institucioneve kërkimore dhe arsimore ose ofruesve të tjerë të identitetit.Nepermjet eduID Albania   arrihet nje akses me i  thjeshte  ne nje game te gjere permbajtjesh, sherbimesh dhe burimesh, ne interes te bashkepunimit nderkombetar ne fushen e edukimit dhe kerkimeve shkencore. Siguron aksesin ne te gjitha sherbimet online te universiteteve ne mbare boten ,  per te cilat, studentet,studiuesit kerkimore, profesoret kane nevoje, duke minimizuar numrin e account-eve dhe SP(Service Provider)   qe duhen perdorur, me me pak kosto , kompleksitet  dhe rrisqe sigurie.Me një login të vetem  studenti mund të ketë akses ne në sistemet e mësimit elektronik në universitete të shumëfishta boterore.