OPEN SCIENCE DAY

Në fund të vitit 2022 RASH & NASRI organizuan në Tiranë, Ditën e Shkencës së Hapur, duke u takuar me aktorë nga Universitete, Institucione Kërkimore, Ministria e Arsimit, dhe agjenci dhe institute të tjera përgjegjëse për kërkimin dhe inovacionet nën ombrellën e ministrive të ndryshme. Në takim foli edhe zv.ministrja Dr. Albana Tole, përgjegjëse për AL dhe Kërkime në MASH e ndjekur nga Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Financimit të Kërkimit NASRI, znj. Mirela Muca.