Takimi ANIX 2024 - Shqipëria drejt një Evrope Dixhitale

Shqipëria Dixhitale drejt një Evrope Dixhitale. Kjo ishte tema e takimit ANIX 2024, që u mbajt në "Tirana International Hotel", në datën 6 dhjetor. Në këtë takimim morrën pjesë rreth 114 pjesëmarrës nga 62 kompani, të cilët u angazhuan në diskutime me panelin, workshope dhe takime një me një. Kjo është hera e dytë që RASH dhe NAMEX organizuan takimin e ANIX, i pari daton në dhjetor të vitit 2022. Aktiviteti u drejtohet menaxherëve të ISP-ve, menaxherëve teknikë dhe inxhinierëve të rrjetit aktivë në mjedisin e infrastrukturës shqiptare të internetit, si dhe përfaqësues nga institucionet publike dhe akademia.