tnc23
Nëse ka pasur ndonjëherë një TNC që ju nuk do të donit të mbaronte, kjo është ajo!” – CEO i GÉANT, Erik Huizer
Konferenca më e madhe dhe më prestigjioze e Rrjetit europian të kërkimit dhe arsimit, TNC, u mbajt në Tiranë nga 5-9 qershor 2023, e bashkëorganizuar nga rrjeti GÉANT dhe nga RASH, Rrjeti Kombëtar i Kërkimit dhe Arsimit i Shqipërisë. Kryetari i Bordit të GÉANT, Gilles Massen, dhe Drejtori Ekzekutiv i GÉANT, Erik Huizer, hapën këtë mëngjes konferencën shumë të pritur TNC23 në Tiranë, duke i uruar mirëseardhjen pjesëmarrësve dhe duke falënderuar Ansamblin Folklorik të Tiranës për ceremoninë e hapjes.
Pjesëmarrësit u mirëpritën në Tiranë edhe nga Arjan Xhelaj, Drejtor i Përgjithshëm i RASH-Rrjeti Akademik Shqiptar, dhe nga Shkëlqesia e Saj, Znj. Evis Kushi, Ministre e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, e cila foli për fuqinë transformuese të arsimit dhe për iniciativat e vendit për të përqafuar inovacionin në Arsim dhe Shkencë.
John Dyer foli më pas në emër të Fondacionit Vietsch për t'i dhënë Medaljen e Nderit Dr. Arjan Xhelaj me motivacionin për arritje të shkëlqyera në ekositemin TIK për Arsimin dhe Kërkimin dhe rolin e luajtur në krijimin e NREN të Shqipërisë si pjesë integrale e TERENA- Trans European Research & Educations Network, sot rrjeti GÉANT.
Morën pjesë 715 pjesëmarrës nga 59 vende të ndryshme dhe 1,517 pjesëmarrës gjithsej. "Nëse ka pasur ndonjëherë një TNC që nuk doja ta mbaroja, kjo është ajo!" Faleminderit përsëri të gjithëve që kontribuan në suksesin e TNC23.