TNC23

None

15 Korrik 2023

TNC23 MIRËPRET GJENERAT DIGJITALE

Këtë vit komuniteti ndërkombëtar i Kërkimit dhe Edukimit mblidhet në kryeqytetin plot ngjyra të Shqipërisë për të festuar një tjetër vit arritjesh, për të krijuar lidhje të reja dhe për të hartuar plane të reja bashkëpunimi. GÉANT dhe RASH, Rrjeti Akademik Shqiptar, ju mirëpresin në Tiranë!

Jemi të lumtur që jemi kthyer në Evropën Jugore për të kaluar ditët e fundit të pranverës në përqafimin e një klime më të ngrohtë dhe për të përfituar sa më shumë nga mikpritja e njohur shqiptare. Më e rëndësishmja, Tirana, e vlerësuar si Kryeqyteti Rinor Evropian për vitin 2022, me një komunitet të gjallë studentësh dhe punëtorësh të rinj, mirëpret brezat dixhitalë. Ekipi i TNC23 ka punuar gjatë gjithë kohës për të ofruar një tjetër konferencë të paharrueshme. Ann Harding, Kryetare e Komitetit të Programit TNC23 thotë, “Unë do të doja t'i uroj mirëseardhjen të gjithëve në qytetin e gjallë të Tiranës dhe shpresoj se do të frymëzohemi, sfidohemi dhe lidhemi ndërsa përziejmë brezat dixhitalë nga i gjithë globi në sesione dhe sigurisht në ngjarjet sociale.”

Pallati i Kongreseve ishte vendi kryesor i TNC23, Pallati i Kongreseve, është një ndërtesë mbresëlënëse që shërben si qendër për ngjarjet politike, kulturore dhe sociale në kryeqytetin shqiptar. E ndërtuar në periudhën e vonë komuniste. Aktualisht ka një kapacitet prej 2100 vendesh.
Hotel Rogner Vetëm tre minuta në këmbë larg nga Pallati i Kongreseve, u organizuan takime dhe prezantime të zgjedhura në dhomën 'one track'.

Festa e TNC23 “Kick Off party” u zhvillua në pedonalen ‘Murat Toptani’ dhe instalacionin ‘Reja’: ishte një festë në ambient të hapur! ‘Murat Toptani’ është rruga e njohur e shtruar me gurë dhe pemë në zemër të Tiranës, ku kalon shumë kafene, e njohur edhe si galeria dhe muzeu historik i kryeqytetit. "Reja" është një instalacion arti monumental i aksesueshëm. Murat Toptani do të jetë i mbyllur ekskluzivisht për frekuentuesit e festës së TNC23.

DARKA KONFERENCE - Ferma 100 është një restorant ferme që ndodhet në fshatin Vishnjë në një oaz të vogël në mes të luginës së lumit Erzen, vetëm pak kilometra nga qendra e Tiranës. Ngrënia në fresk, shijimi i produkteve të freskëta vendase dhe kuzhinës tradicionale shqiptare, me një pamje mahnitëse të luginës e bënë atë një natë vere për t'u mbajtur mend.