Akademia e Forcave të Armatosura dhe RASH nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit për digjitalizimin e procesit mësimor

29 Gusht 2024
Digjitalizimi i procesit mësimor në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë ishte në fokusin e takimit të Dr. Arjan Xhelaj, drejtor i RASH me rektorit e AFA-s, Gjeneral Bardhyl Nuredinaj. Procesi u finalizua me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për digjitalizimin e procesit mësimor nëpërmjet shërbimeve TIK të ofruara nga RASH dhe lidhjen me rrjetin GÉANT Community. Synimi kryesor është përmirësimi i procesit mësimor në mbështetje të studentëve dhe personelit akademik.