RASH PRANOHET SI ANËTAR I ORGANIZATËS EUNIS
10 Janar 2025
Rrjeti Akademik Shqiptar RASH bëhet Anëtar me të Drejta të plota në organizatën EUNIS (European University Information Systems). Kjo është bërë e mundur pas marrjes në konsideratë dhe vlerësimit për përmbushjen nga RASH të kritereve të vendosura në Statutin e EUNIS.
Anëtarësimi i RASH në këtë organizatë synon të inkurajojnë shkëmbimin dhe bashkëpunimin ndërmjet sistemeve të informacionit për arsimin e lartë apo institutet/organizatat kërkimore shqiptare me ato të vendeve të tjera Evropiane.
Organizata EUNIS bashkon ata institucione përgjegjës për menaxhimin, zhvillimin dhe politikat për Teknologjitë e Informacionit në Arsimin e Lartë në Evropë. Objektivi i EUNIS është të kontribuojë në zhvillimin e sistemeve të informacionit me cilësi të lartë. Për ta arritur këtë, synimet e EUNIS janë:
të inkurajojnë shkëmbimin, bashkëpunimin dhe debatet ndërmjet atyre që janë përgjegjës për sistemet e informacionit në arsimin e lartë apo institutet/organizatat kërkimore brenda Evropës;
të vendosin marrëdhënie me organizatat mbikëqyrëse përgjegjëse për sistemet e informacionit në arsimin e lartë dhe në institutet kërkimore të vendit si edhe në nivel evropian.