Takimi Vjetor i GDN në Oslo
30 Tetor 2025
Takimi Vjetor i GDN-së në Oslo, Norvegji (29 – 31 Tetor 2025), bashkë-organizuar me Drejtorinë për Arsimin e Lartë dhe Aftësitë e Ministrisë norvegjeze për Arsimin si dhe SIKT – Agjencinë Norvegjeze për Shërbime të Përbashkëta në Arsim dhe Kërkim, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Agjenda përfshinte sesione interaktive që trajtonin fusha kyçe si teknologjia, standardet, politikat, qeverisja, kërkimi shkencor dhe ndërveprueshmëria, duke ofruar perspektiva kombëtare dhe ndërkombëtare.
Dr. Arjan Xhelaj mori pjesë në Takimin Vjetor të GDN-së ku u firmos edhe antarësimi i RASH-it në Rrjetin e Deklaratës së Groningenit. Gjatë eventit u promovuar platforma jonë UAlbania dhe sistemi shqiptar i arsimit të lartë. Ne synojmë të eksplorojmë më shumë mundësi bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtar që lehtësojnë ndërveprueshmërinë e të dhënave të studentëve ndërmjet institucioneve të arsimore/akademike në nivel botëror. Ekziston një potencial i madh për bashkëpunim në sektorin e arsimit të lartë, duke mundësuar/lehtësuar për aplikantët ndërkombëtarë “studimet në Shqipëri” .