Financier

None

18 Tetor 2021

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), shpall vendin vakant për pozicionin “Financier”.

Kandidati fitues do të jetë Nëpunësi Zbatues i Institucionit si më poshtë:

Ka varësi direkte prej Nëpunësit Autorizues (Drejtori). I raporton direkt e respektivisht nëpunësit autorizues, për garantimin e cilësisë së raportimit periodik për vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore në përputhje me rregullat e parashikuara në Marrveshjen Ndërqeveritare dhe ato të miratuara nga Ministria e Financave.

Nëpunësi zbatues është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues për:

  • garantimin e cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;
  • bashkërendimin për dokumentin përfundimtar të buxhetit dhe raportin e bilancit vjetor;

Detyrat e financierit të RASH-it janë si më poshtë:

  • Drejton veprimtarinë administrative financiare;
  • Përgatit dhe paraqet për miratim planin vjetor të institucionit për shpenzimet administrative dhe investimet, planet e punës për veprimtarinë e financës për periudhën vjetore;
  • Përgatitja e planit të punës mujore dhe raporton çdo muaj për realizimet; 
  • Përgatit situacionet;
  • Drejton punën e Komisionit të Inventarizimit;
  • Ndjek korrespondecën më institucione të ndryshme për çështje të karakterit ekonomiko-financiar;
  • Kryen veprimet financiare me Degën e Thesarit;
  • Përgatit dhe paraqet për miratim, studime, propozime, materiale të ndryshme që lidhen me veprimtarinë financiare të institucionit;
  • Mban përgjegjësi për kontrollin e zbatimit të saktë të buxhetit te RASH sipas planifikimit vjetor;
  • Me urdhër të Drejtorit, merr pjesë në komisionet e posaçme për zbatimin e procedurave të prokurimit publik, ndjekjes së detyrimeve financiare të kontratave të ndryshme ku RASH është palë;

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
  • të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë;
  • të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;

Kriteret e veçanta kandidatët:

  • Të ketë përfunduar studimet e ciklit të dytë në Financë ose Kontabilitet;
  • Përvojë pune jo më pak se pesë vjet në profesion dhe përvojë në Departamentin e Financave të nje institucioni publik;
  • Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup;
  • Njohuri shume e mire e gjuhes angleze;

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

  • experience ne menaxhim financiar të projekteve BE

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Financier brenda datës 18 Nëntor 2021.