Software Team Leader

None

11 Prill 2023

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Software Team Leader”.

Kandidati fitues do të mbulojë detyrat që vijojnë:

  •  Të drejtojë ekipin drejt zhvillimit të aplikacioneve

  •  Të udhëheqë dhe të monitorojë ekipin duke ofruar mbështetje teknike

  •  Të bashkëpunojë me menaxherin e projekteve për t’u siguruar që kërkesat janë zhvilluar siç duhet

  •  Të jetë i aftë të vlerësojë afatet kohore të projektit

  •  Të përgatisë raporte, manuale dhe dokumenta të tjerë mbi statusin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e software-it

  •  Të studiojë mbi teknologjitë e reja të kohës

  •  Të studiojë mbi përmirësimin e cilësisë së punës

  •  Të mbledhë dhe të përmirësojë specifikimet dhe kërkesat bazuar në nevojat teknike

Kriteret e veçanta për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatikë

  • Mbi 4 vite eksperiencë si software developer

  • Të ketë eksperienca të mëparshme në një pozicion drejtuesi

  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup

  • Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen, njohuri mbi:

  • Object Oriented Programming

  • Python, Django / Java / C#

  • REST API

  • Git

  • PostgreSQL / SQLServer / MySQL / Oracle

  • HTML, CSS, JS, Angular

Të interesuarit të dërgojnë CV te recruiting@rash.al me subjekt: Software Team Leader brenda datës 30 Prill 2023