Administrator Sistemesh
18 Mars 2024
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Sistemesh”.
Përgjegjësitë e punës:
Ofron troubleshooting dhe support teknik për serverat fizik/virtual Linux based.
Instalon dhe konfiguron software/hardware sipas procedurave standarte të operimit.
Bashkëpunon me provides dhe inxhinierë sistemeve/networkut për zgjidhjen e problemeve (p.sh. ato të lidhura me HW /SW).
Monitorimi i vazhdueshëm i përdorimit të resourseve, optimizim sipas nevojës.
Ofron praktikat operative për të vendosur dhe ruajtur kontrollet e sigurisë dhe integritetit.
Rekomandon risi (ku është e nevojshme) të cilat automatizojnë tasks të ndryshme.
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
Eksperiencë me sistemet Linux based dhe Windows Server.
Njohuri mbi sistemet Storage.
Njohuri mbi sistemet e Virtualimimit.
Njohuri mbi sistemet Web Server.
Njohuri mbi sistemet e databazave.
Njohuri mbi kubernetes është një plus.
Njohuri mbi rrjetin dhe komunikimin IP
Njohuri mbi pajisjet CISCO dhe konfigurimet përkatëse
CCNA është një plus
Diplomë: Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike
Ofrojmë:
Kushte dhe ambient shumë të mire pune. Pagë konkurruese me tregun, pjesëmarrje në projekte europiane, trajnime profesionale nga GÈANT project partners.
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Sistemesh, brenda datës 18 Prill 2024