Administrator Rrjeti
15 Korrik 2024
Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar, institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Administrator Rrjeti”.
Kandidati fitues do të mbuloje detyrat qe vijojne:
Të ofrojë suport për sisteme teknologjike me arkitektura komplekse;
IP/MPLS/BGP/Backbone/Firewall/Load balancer;
Të menaxhoje IXP;
Të përdorë teknogjithe trust / identity ( Shibboleth / SAML) etj;
Të instalojë, kryeje upgrade apo diagnostifikim problemesh të rrjetit kompjuterik;
Të kryejë konfigurime për pajisje wireless;
Të planifikojë dhe krijojë sistemin e monitorimit të performancës për routerat, switchet të markës Cisco / HUAWEI.
Të diagnostikojë problemet në switche dhe routera të shkaktuara nga probleme në konfigurime ose në defekte të hardware.
Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere:
Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë;
Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
Kriteret e veçanta për kandidatët:
Diplomë universitare në Shkenca kompjuterike, Informatike ose Elektronike;
Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në shërbime të fushës networking;
E preferueshme të ketë njohuri ne “Project Management” dhe praktikat ITIL;
Eksperiencë e provuar me komandat dhe utilitetet bazë për administrimin dhe menaxhimin e routerave dhe switcheve Cisco dhe/ose HUAWEI;
Eksperiencë me rrjete backbone në ISP;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze;
Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:
Certifikate CCNA dhe CCNP ose ekuivante të saj për administrimin e Layer 3;
Certifikata të sistemeve operative – e preferueshme;
Eksperiencë praktike me implmentime Cisco L2 dhe L3 enterprise, duke përfshirë OSPF, EIGRP, redistribution dhe dot1X;
Eksperiencë e mirë me prodhures të ndryshëm firewall si Mikrotik, Fortigate, Cisco ASA, pfSense, etj;
Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Rrjeti brenda datës 12.08.2024.