Ekspert Projektesh dhe Ndërkombëtarizimi

None

22 Korrik 2025

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), institucion i arsimit të lartë, shpall vendin vakant për pozicionin “Ekspert projektesh dhe ndërkombëtarizimi”.

Kriteret e kandidatit:

  • Të paktën 3 vite eksperiencë në shkrim dhe menaxhim projektesh kryesisht WBIF, IPA; Erasmus +, Horizon etj.
  • Aftësi shumë të mira koordinuese, organizative dhe komunikuese për të punuar në një projekt me partnerë ndërkombëtarë
  • Aftësi të shkëlqyera në ngritjen e partneriteteve të reja.
  • Aftësi për të punuar në afate kohore të ngushta, për të punuar në skuadër dhe për t’u orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Gjurmimi i thirrjeve nga Institucione/partnerë vendas apo te huaj në nivel kombëtar, europian dhe më gjerë;
  • Shkrim dhe zbatim të projekteve për ngritjen e kapaciteteve të institucionit në kuadër të instrumentave europianë të finacimit në programet IPA, WBIF, ku kërkohet edhe koordinimi me institucione shtetërore etj.
  • Monitorimi i performancës dhe progresit të projekteve të huaja/të brendshme nëpër departamente kundrejt planit kohor dhe financiar.
  • Përgatitja e dosjeve të tenderimeve bazuar sipas Procedurave te PRAGËS.
  • Asistencë ndaj nevojave ad-hoc të zyrës se Administrates.

Diplomë:

Në fushën e shkencave ekonomike ose profile të përafërta.

Ofrojmë:

Kushte dhe ambient shumë i mirë pune. Pagë konkurruese me tregun, pjesëmarrje në projekte europiane, trajnime profesionale nga partnerë ndërkombëtarë.

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: hr-office@rash.al, me Subjekt: Ekspert projektesh dhe ndërkombëtarizimi, brenda datës 22 gusht 2025.