INFRASTRUKTURA, RRJETI & CLOUD
Infrastruktura e Rrjetit Akademik Shqiptar është në fuksion të ofrimit të shërbimeve të ndryshme për sistemin universitar. Ajo është perceptuar të jetë lehtësisht e zgjerueshme me qëllim që të mundësojë në të ardhmen realizimin e zhvillimin e projekteve të reja përsa i përket shërbimeve software për subjekte të ndryshme (universitete publike dhe private, institucioneve të tjera lokale pjesë e MASR apo shkolla të ciklit para-universitar). Infrastruktura përbëhet nga burime hardware te sofistikuara të Rrjetit Akademik Shqiptar, mbi të cilat janë zhvilluar nje katalog i pasur i shërbimeve software për qëllime dhe disiplina të ndryshme; përveç kësaj, një rrjet teknologjikisht i avancuar siguron lidhje të brendshme dhe të jashtme. Këto shërbime suportohen nga high availability cluster, database, storage dhe backup services. RASH siguron menaxhimin e sistemit, hosting dhe optimizimin, duke mbështetur aktivitetet e shumta ne sistemin arsimor.
Infrastruktura e Rrjetit Akademik Shqiptar është e përbërë nga një Datacenter modern për ofrimin e shërbimeve të ndryshme nëpërmjet pajisjeve të rrjetit dhe ndërlidhjes me fiber optike.