Eduroam
Eduroam (https://eduroam.org/) u mundëson studentëve, stafit akademik dhe kërkuesve shkencor të institucioneve pjesëmarrëse aksesin në internet kur ata vizitojnë institucionet e tjera akademike jashte vendit duke përdorur laptopin apo telefonin e tyre pa login pasi të jënë regjistruar njëherë në këtë platformë në NREN e shtetit ku ata studjojnë. Shërbimi eduroam është një bashkëpunim në shkallë të gjerë midis qindra institucioneve, shumica e të cilave kanë dhe operojnë infrastrukturën e ketij shërbimi. Eduroam lejon çdo përdorues nga një vend pjesëmarrës në eduroam që të ketë akses në rrjet në çdo institucion të lidhur me eduroam. Në varësi të politikave lokale në institucionet e vizituara, pjesëmarrësit e eduroam mund të kenë gjithashtu burime shtesë në dispozicion të tyre. Kredencialet e përdoruesit mbahen të sigurta sepse eduroam nuk i ndan ato me faqen që po viziton.
Ku mund të përdorim eduroam?
Nëse ndodheni në kampus ose duke studiuar ose punuar në një institucion tjetër arsimor apo kërkimor, eduroam ju jep lidhjen e internetit pa ndërprerje. Më shumë se 10 000 hotspote të Eduroam janë në dispozicion në universitete, qendra kërkimore, akademi dhe institucione të tjera arsimore dhe kërkimore në 104 vende anembanë botës. Ndërsa eduroam rritet, gjithnjë e më shumë hotspote shfaqen në vende të tjera, si bibliotekat, muzeume dhe hapësira publike, siç janë aeroporte apo stacionet hekurudhore.
RASH dhe Eduroam
Sherbimi eduroam është funksional në ambjentet godinë të RASH-it. RASH ka pilotuar implementimin e ketij shërbimi në të gjitha universitet publike te cilat jane pjese e rrjetit akademik.