RASH IdP

eduGAIN (https://edugain.org/) është një shërbim ndërfederal që lidh  federatat e kërkimit dhe arsimit ne nivel botëror, mundëson shkëmbimin e sigurt të informacionit në lidhje me identitetin, autentikimin dhe autorizimin midis federatave antare. Në kuadrin e kësaj iniciative botërore në fushën e arsimit dhe shkencës, RASH në bashkëpunim me rrjetin paneuropian  GÉANT për Arsimin dhe Shkencën ofron në Shqiperi shërbimin eduID Albania i cili mundëson shkëmbimin e besueshëm të informacionit midis ofruesve të shërbimeve (Service Provider) dhe institucioneve kërkimore dhe arsimore ose ofruesve të tjerë të identitetit.

Nepermjet eduID Albania arrihet nje akses me i thjeshte ne nje game te gjere permbajtjesh, sherbimesh dhe burimesh, ne interes te bashkepunimit nderkombetar ne fushen e edukimit dhe kerkimeve shkencore. Siguron aksesin ne te gjitha sherbimet online te universiteteve ne mbare boten për të cilat studentet, stafi akademi dhe studiuesit kerkimore kane nevoje, duke minimizuar numrin e account-eve dhe SP(Service Provider) qe duhen perdorur me me pak kosto, kompleksitet dhe minimizuar rrisqet e sigurisë. Me një login të vetem përdoruesi mund të ketë akses ne në sisteme të ndryshme në universitete anembanë botës me të cilat ka marrveshje universiteti ku ata bëjnë pjesë.