Rrjeti Telematik

RASH ka ngritur një rrjet telematik që ndërlidh të gjitha universitetet publike të Shqipërisë, Akademinë e Shkencave dhe disa institucione kërkimore. Rrjeti është ndërtuar në fibër optike duke ofruar një rrjet të sigurtë kapacitete të larta në bandwidth dhe shpejtësi dhe prej vitit 2017 është i lidhur fizikisht me rrjetin pan-europian GÉANT duke pasur dy lidhje logjike, një për Internet dhe tjetrën për R&E Data (trafik të dhënave shkencore). Me anë të këtyre lidhjeve, RASH publikon resurset e adresave IP që zoteron duke u indentifikuar në rrjetin global ndërsa rrjeti ndërlidhes UNET krijon një intranet kutë gjithë godinat universitare në vend lidhen me nj-tj si dhe me DataCenter-in e RASH-it. Rjeti UNET përbëhet nga dy pjesë: MAN i Tiranës dhe kampuset universitare rajonal (universitet në rrethe). Në figurën e mëposhtme paraqitet topologjia e rrjetit dhe shtrirja gjeografike e tij.

Baza e kësaj topologjie është e formës unazore (ring) e përbërë nga 4 PoP-e kryesore, Backbone PoP (Point of Presence) të cilat komunikojnë me një shpjetesi 10 Gb/s në dy path-e, një primar dhe tjetri sekondar. Në këto katër nyje kryesore janë lidhur të gjitha universitetet dhe institucionet e tjera me PoP të madhësive më të vogla në varësi të lokacionit gjeografik. Lidhja e PoP-ve në B-PoP bazohet në topologjinë yll (star).

Infrastruktura e rrjetit ofron mundësinë e përfitimit e të një sërë shërbimesh, të tilla si:

  • Internet and datatran

  • Public IP addresses

  • VPN services

  • DNS services

  • RADIUS Service

 

 

Kontakto: infrastruktura@rash.al