Universiteti Bujqësor i Tiranës
UBT është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor, 1951. Filllimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës. UBT konservon në mënyrë të kujdesshme vlerat e tij akademike.
UBT është një qendër unike e arsimit të lartë në Shqipëri konsideruar fushat e studimit të cilat ajo mbulon. Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në privatë.
UBT ofron sot 62 programe studimi si më poshtë: 18 programe studimi të ciklit të parë (Bachelor), 31 programe të ciklit të dytë (18 Master i Shkencave dhe 13 Master Profesional), 12 programe në ciklin e tretë (Doktoraturë) dhe 1 program studimi të ciklit dyvjeçar.
Programet e studimit të UBT në të gjitha fushat dhe të tre ciklet e studimit janë një pasqyrim real i historise të këtij institucioni, si edhe fryt i bashkëpunimit të përhershëm dhe eksperiencave më të mira të universiteteve anekënd globit.
UBT është një nga qendrat arsimore më të kompletuara në vend sa i takon kapaciteteve infrastrukturore dhe logjistike. Ajo funksionon në kuadër të një kampusi universitar, me një sipërfaqe totale në funksion të mësimit me mbi 36.000 m2, me rreth 50 salla leksionesh dhe 90 salla seminaresh, 77 laboratorë ku disa prej tyre janë të çertifikuar në nivel kombëtar. UBT ofron një gamë të gjerë shërbimesh nëpërmjet njësive të saj si: Zyra e Studimeve dhe Studentëve (ZSS); Biblioteka Universitare, Ekonomia Didaktike Eksperimentale (EDE), Qendra e verës etj.
UBT ka rreth 560 punonjës, ku 310 prej tyre staf akademik dhe pjesa tjetër staf administrativ dhe ndihmës. Stafi akademik i UBT ka në përbërjen e vet personalitete kombëtare në fushat të cilat ata mbulojnë.
Sot në përbërje të tij janë 5 fakultete:
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit,
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit,
Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit,
Fakultetiti Shkencave Pyjore,
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare.