Universiteti i Tiranës
Krijuar në vitin 1957, është universiteti i pare publik dhe më i madhi në Shqipëri. Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Lartë Ekonomik dhe Instituti i Lartë i Mjekësisë, duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991, kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore.
Universiteti i Tiranës është zgjedhja e parë për maturantët e shkollave të mesme. Tashmë përfshihen 6 fakultete, 50 departamente akademike, dhe 41 programe studimi, pas largimit në janar të viti 2012 të Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike (ish Fakulteti i Infermierisë). Shumica e programeve janë të ofruara në Tiranë, disa kampuse më të vogla të lidhura me ta janë të vendosura në qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë Sarandën në jug dhe Kukësin në veri. UT ofron diplomë tre-vjeçare, Master një ose dy vjeçare dhe 3-5 vjeçare programe doktoratë, në përputhje me sistemin e Bolonjës. Në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë në të tre ciklet e studimit. UT punëson më shumë se 600 anëtarë të fakultetit.
Sot në përbërje të tij janë 6 fakultete:
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë,
Fakulteti i Shkencave të Natyrës,
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja,
Fakulteti i Shkencave Sociale,
Fakulteti i Drejtësisë,
Fakulteti i Ekonomisë.