Universiteti Politeknik i Tiranës
Universiteti Politeknik i Tiranës është trashëguar nga Instituti Politeknik, i themeluar në vitin 1951. Më vonë, në vitin 1957, të gjitha fakultetet e vendosura në Institutin Politeknik u konvertuan në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në vitin 1991 Universiteti Politeknik i Tiranës u nda nga Universiteti i Tiranës, në bazë të legjislacionit përkatës, dhe që atëherë e deri tani ai mban statusin e institucionit të pavarur. Ai ka shtatë fakultete dhe një institut. Fakultetet dhe institutet janë të shpërndara ne godina të ndryshme në qytetin e Tiranes.
Universiteti Politeknik i Tiranës zbaton programin e kartës së Bolonjës (3+2). Pas tre viteve të para të studimit, merret një certifikatë. Në qoftë se mesatarja e notave është mbi 7.5, atëherë studenti fiton të drejtën të vazhdojë ciklin 2 vjeçar të quajtur Master.
Sot në përbërje të tij janë 7 fakultete:
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN)
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës (FAU)
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit (FTI)
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM)
Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave (FGJM)
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike (FIE)
Fakulteti i Inxhinierise Matematike dhe Inxhinierise Fizike (FIM dhe IF).