EUNIS Publications

None

06 Qershor 2018

RASH EUNIS Poster

Këtë vit, EUNIS feston 25 vjetorin e saj në Paris!

Aktiviteti do të zhvillohet në Kampusin prestigjoz Jussieu, Qendra Ndërkombëtare e Konferencave të Universitetit Sorbonne ne Paris , në zemër të lagjes latine.

EUNIS, organizata evropiane e sistemeve të informacionit universitar, synon të kontribuojë në zhvillimin e sistemeve të informacionit të kualitetit të lartë në arsimin e lartë në Evropë.

Për menaxherët e teknologjisë se informacionit në universitete apo organizata hulumtuese, konferenca vjetore është një mundësi ideale për të ndërtuar marrëdhënie, për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar tema bashkëkohore, me temën "Pjekuria në botën digjitale.

Aktiviteti organizohet nga aktorë të arsimit të lartë dhe kërkime shkencore, në Francë, Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore, CSIESR dhe Amue (agjenci të shërbimeve të përbashkëta për universitete dhe institucione të tjera të arsimit të lartë dhe kërkimore), të cilët ishin të etur t'ju ofrojnë një moment me cilësi të lartë!