Kongresi EUNIS21: hapet thirrja për dorëzimin e punimeve!

None

05 Janar 2021

Më shumë

Kongresi Vjetor 2021

Rrjeti Universitar Grek

EUNIS ka kënaqësinë të shpalli një thirrje për punimet e Kongresit Vjetor 2021 me temë Një epokë e re e transformimit dixhital: Sfidat për arsimin e lartë.

Kongresi do të mbahet (Virtual) në 9 - 11 Qershor 2021 në Athinë organizuar nga Rrjeti Universitar Grek. Formati i eventit (plotësisht online ose i ndërthurur) do të vendoset përpara afatit të dorëzimit të abstrakteve, d.m.th. 26 shkurt 2021, në varësi të situatës pandemike.
Kongresi paraqet një mundësi për shkëmbimin e përvojës midis specialistëve ndërkombëtarë, përdoruesve, studiuesve, vendimmarrësve dhe stafit mësimor nga e gjithë Evropa. Eventi siguron audiencë ideale për të prezantuar dhe publikuar rezultatet më të fundit të kërkimit, zhvillimit dhe aplikimit të teknologjisë së informacionit në IAL.
Prezantimet luten të bazohen në një nga 7 zërat e më poshtëme:

  • Lidershipi & Menaxhimi

  • Infrastruktura dhe Siguria e TIK

  • Përvoja e të Mësuarit, Mësimdhënies dhe Studentit

  • Zhvillimi i software

  • OpenX & Ndërveprimi

  • TIK në Kërkime

  • Covid-19 si një përshpejtues për transformimin dixhital

Afati i fundit për dorëzim është 26 shkurt 2021.