Programi i Inovacionit i GÉANT do të rikthehet në Janar 2022!

None

15 Dhjetor 2021

Programi i novacionit 

Mbështetje për idetë inovative - Your Idea Here (Ideja juaj këtu) 

Pas suksesit të këtij viti, Programi i Inovacionit i GÉANT do të rikthehet janarin e ardhshëm për të mbështetur idetë novatore nga Komuniteti! 

Çfarë është kjo? 

Si pjesë e Programit të Komunitetit GÉANT (GCP), Shoqata GÉANT do të rezervojë sërish 300 mijë euro për të mbështetur një Program Inovacioni për projekte kërkimore specifike që do të kryhen nga Komuniteti GÉANT, p.sh. NREN anëtare të GÉANT, institucionet/institutet kërkimore ose personat juridikë të cilëve Shoqata Anëtare GÉANT NREN u ofron shërbime. 

Thirrja për propozime do të shpallet për financimin e projekteve kërkimore deri në 30 mijë euro, për një kohëzgjatje jo më të gjatë se 9 muaj. Këtë vit, financimi iu dha dhjetë projekteve fituese në Hungari, Izrael, Itali, Holandë, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar në fushat e multimedias, rrjeteve, besimit dhe identitetit, edukimit, reve kompjuterike, sigurisë dhe privatësisë. 

Kush mund të aplikojë?

Programi i Inovacionit do të pranojë aplikime nga NREN-të anëtare të Shoqatës GÉANT ose persona juridikë nga një prej "institucioneve të lidhura" të saj, duke përfshirë universitete, institute kërkimore ose arsimore ose institucione të lidhura me një NREN. 

Cilat tema kërkimore do të merrni në konsideratë? 

Çdo fushë ose temë me kusht që të përfshihet në kompetencën e Komunitetit të GÉANT! Për shembull, propozimet mund të mbështeten në fusha të tilla si rrjeti, reja kompjuterike, siguria, besimi dhe identiteti dhe arsimimi. 

Qëndroni të sintonizuar dhe kontrolloni kanalet tona, Thirrja për Propozime për vitin 2022 do të nisë në janar.