Facebook po bashkëpunon me ANIX

None

16 Dhjetor 2020

Më Shumë

Me mbështetjen e NAMEX, Facebook është aktiv dhe shfaqet në IXP-në shqiptare ANIX. Përkushtimi në zhvillimin e komuniteti shqiptar të internetit na bën të lumtur për këtë njoftim.

ANIX filloi aktivitetet e saj në Mars 2018, me anë të core switch dhuruar nga Namex.

Nga analiza e zhvilluar mbi situatën në vitin 2018, vumë re se Shqipërisë i mungonte një Internet Exchange Point dhe se trafiku i madh midis endpoints-eve shqiptare duhet të kalonte nëpër vendet e huaja.

Fillimi i ANIX ka qenë i ngadaltë por i qëndrueshëm, tani po shihen hapa të rëndësishëm përpara. Të gjithë ISP-të lokale kontribuan në ndërtimin e infrastrukturës, duke sjellë në datacenter-in e ANIX rrjetet e tyre dhe tashmë po fillon të mirëpresë content providers që do të rrisin përfitimet e internetin shqiptar.

Në vetëm një vit, piku i trafiku në ANIX është rritur në afro 100 Mbps dhe dy vite më vonë në mbi 1 Gbps. Gjithashtu edhe anëtarësimi po rritet me disa aktorë vendas dhe ndërkombëtarë që janë bashkuar ose planifikojnë të bashkohen.

Kjo rritje pritet të vazhdojë në muajt e ardhshëm, pas janë siguruar portat e para 10G dhe aktivizimit i memorjes lokale të Facebook, e cila shfaqet në ANIX për t'i shërbyer ISP-ve lokale.