RRETH NESH

Projekti i RASH-Rrjetit Akademik Shqiptar ka nisur ne vitin 2011 si nje projekt nderkombetar i ratifikuar nga Parlamenti shqiptar me Ligjin nr. 9704 datë 2.4.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e një Qëndre Shërbimesh dhe të një Rrjeti Telematik për Universitetet”. Ne vitin 2018 u be riorganizimi i RASH ne nje Qender autonome nderinstitucionale me pjesmarrjen e IAL-ve publike dhe MASR per Kerkim-Zhillim ne Fushen e Teknologjive te Informacionit dhe telekomunikacionit. Historiku i RASH ndervite:

  • 2011 nenshkrimi i Marrveshjes se bashkepunimit me CINECA (Itali) per konstituimin e QNSHRRT

  • 2012 pilotimi nga CINECA i platformes se perbashket universitare te sekretarise online ESSE3

  • 2012 pranimi nga Asambleja e Pergjithshme e TERENA (sot GEANT) i RASH-it si antar i mandatuar per Shqiperine i Organizates te NREN-ve europiane.

  • 2012 pranimi nga Asambleja e organizates RIPE NCC i RASH si antar i me te drejta pe plota.

  • 2015 ndertimi i Datacenter dhe Rrjetit MAN ne Tirane si dhe rrjetit te kampuseve rajonale ne fiber optike.

  • 2016 fillimi i shërbimeve te Rrjetit MAN-Tirana dhe atyre te kampuseve rajonale dhe lidhja e rrjetit te RASH me rrjetit europan GEANT

  • 2016 lancimi i platformes per aplikimin/regjistrimin e maturanteve ne universitete "U-Albania".

  • 2017 lancimi i platformes "Mesues per Shqiperine" ne bashkepunim me MASR

  • 2018 lancimi i Platformes "Censusi i Kerkimit Shkencor" ne bashkepunim me AKKSHI dhe INSTAT

  • 2018 lancimi i Platformes "Trajnimi i Mesuesve" ne bashkepunim me ASCAP

  • 2018 organizohet GEANT info Day ne Tirane me pjesmarrjen e GEANT, zyres te BE Tirane, MASR, IAL publike dhe komunitetit akademik 

  • 8 Nentor 2017 firmosja e marrveshjes te riorganiozimit te RASH si një Qendër nderinsitucionale Kerkim-Zhvillimi per TIK nga 12 Rektoret e IAL-ve publike dhe Ministri per Arsimin. 

  • 2018 hyn në fuqi VKM nr.88 dt.14/2/2018 per riorganizimin e RASH nisur nga marrveshja e 8 Nentorit 2017 për krijimin e një Qendër të përbashkët ndërinstitucionale TIK-u per Arsimin e Larte dhe Kerkimin Shkencor.

  • 2018 RASH lancon platformen per menaxhimin e kuriikules dhe sekretarise online "Pitagora" te zhvilluar vete "in-house", sot 9 IAL publike jane pjese e kesaj platforme.

  • 2019-2022  RASH ofron platformen e Bibliotekes digjitale "ULibrary" ne bashkepunim me EBSCO (USA).

  • 2019-2020 RASH ofron platformen e kontrollit per Plagjiaturen ne bashkepunim ne Academy.al (Kosove) 

  • 2020 RASH implementon platformen "Virtual.UNI" te zhvilluar "in-house" per mesimin online gjate periudhes te pandemise Covid19.

  • 2021 RASH pranohet nga Asambleja e Pergjithshme e EOSC (Reja europian per Shkencen e hapur) si antar i mandatuar per Shqiperine.

  • 2022 RASH lancon iniciativen per Shkencen e hapur ne Shqiperi ne bashkepunim me IAL publike dhe shqiptare, platformen AI4OS 

  • 2022 RASh fiton Grantin e WBIF(BE) per projektin e krijimit te nje Qendre Rajonale superkompjuterash HPC dhe rrjetezimin e saj me NREN e Ballkanit perendimor dhe lidhjen e saj me EuroHPC JU.

  • 2023 RASH upgrade lidhjen e tij me Rrjetin europian GEANT ne kapacitet 100Gbps.

  • 2023 RASH mikpret ne Tirane konferencen prestigjioze te rrjetit GEANT, TNC23 ku Kryetarit te Bordit dhe Drejtor i Pergjithshem i te RASH, Dr. Arjan Xhelaj ju akordua "Medal of Honour" per vitin 2023, me motivacionin e ndertimit te nje institucioni NREN te suksesshem ne Shqiperi dhe krijimi i nje modeli te qendrueshem me nje zhvillim te pakrahasueshem brenda nje dekade.

  • 2024 RASH bëhet anëtar me të drejta të plota në organizatën EUNIS (European University Information Systems). Kjo është bërë e mundur pas marrjes në konsideratë dhe vlerësimit për përmbushjen nga RASH të kritereve të vendosura në statutin e EUNIS.

  • 2025 RASH behet firmetar i Deklarates se Groningeni, dhe antar i ketij rrjeti per mobilitetin e te dhenave te studenteve dhe njohjen e reciproke te kredencialeve, studimeve dhe njohurive profesionale.