Cilët jemi

Në vitin 2018 me një marrveshje ndërmjet MASR dhe rektorëve të universiteteve publike shqiptare, QNSHRRT e themeluar me marrveshjen Ndërqeveritare Italo-shqiptare të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar dhe funksionale nga që nga viti 2010 u riorganizua në Qendrën ndërinstitucionale RASH për kërkim-zhvillim me fokus Teknologjinë e informacionit dhe Telekomunikacionit. Pjesë e strategjisë të tanishme dhe të ardhmes së RASH janë:

  • Zhvillimin dhe ofrimin e platformave software për administrimin e procesit të aplikimit për pranimet në studime universitar, menaxhimin e proceseve akademiko-shkencore dhe administrative në universitet, platformave për formimin dhe testimit on-line për arsimin e lartë.
  • Ruajtjen e informacionit (back up/ storage) për bazat e të dhënave që krijon ose administron për universitetet, ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe agjencive të varësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor apo palëve të treta dhe ndërveprimi i këtyre bazave të të dhënave;
  • Mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për arsimin dhe kërkimin shkencor, për llogari të ministrisë përgjegjëse për arsimin, si një burim i të dhënave, i statistikave dhe i analizave;
  • Zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit telematik kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke i garantuar komunitetit arsimor, akademik dhe kërkimor shqiptar lidhjen ndërqytetëse, ndërkufitare, lidhjen me rrjetin evropian të arsimit dhe kërkimit GÉANT e ofrimin e shërbimeve të këtij rrjeti në Shqipëri, si dhe lidhjen me rrjetet botërore të arsimit dhe kërkimit; 
  • Zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës Cloud computing dhe Supercomputing nëpërmjet Qendrës së të Dhënave për Arsimin dhe Shkencën (Datacenter) dhe çdo infrastrukture tjetër TIK të nevojshme për IAL-të dhe institucionet pjesëmarrëse;