Cilët jemi
QNSHRRT e themeluar me marrveshjen Ndërqeveritare Italo-shqiptare të ratifikuar nga Parlamenti shqiptar dhe funksionale nga që nga viti 2010 është riorganizuar në 14 shkurt 2018 me anë të një marrveshje ndërmjet MASR dhe rektorëve të universiteteve publike shqiptare, në Qendrën e përbashkët ndërinstitucionale "RASH" për kërkim-zhvillim me fokus Teknologjinë e informacionit dhe Telekomunikacionit. Pjesë e strategjisë të tanishme dhe të ardhmes së RASH janë:
-
Zhvillimi dhe ofrimi i platformave software për administrimin e procesit të aplikimit për pranimet në studime universitar, menaxhimin e proceseve akademiko-shkencore dhe administrative në universitet, platformave për formimin dhe testimit on-line për arsimin e lartë.
-
Ruajtja e informacionit (back up/storage) për bazat e të dhënave që krijon ose administron për universitetet, ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe agjencitë e varësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor apo palë të treta dhe ndërveprimi i këtyre bazave të të dhënave;
-
Mbledhja, përpunimi dhe publikimi i të dhënave për arsimin dhe kërkimin shkencor, për llogari të ministrisë përgjegjëse për arsimin, si një burim i të dhënave, i statistikave dhe i analizave;
-
Zhvillimi dhe zgjerimi rrjetit telematik kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke i garantuar komunitetit arsimor, akademik dhe kërkimor shqiptar lidhjen ndërqytetëse, ndërkufitare, lidhjen me rrjetin evropian të arsimit dhe kërkimit GÉANT e ofrimin e shërbimeve të këtij rrjeti në Shqipëri, si dhe lidhjen me rrjetet botërore të arsimit dhe kërkimit;
-
Zhvillimi dhe ofrimi i infrastrukturës për Cloud computing dhe Supercomputing nëpërmjet Qendrës së të Dhënave për Arsimin dhe Shkencën (Datacenter) dhe çdo infrastrukture tjetër TIK të nevojshme për IAL-të dhe institucionet pjesëmarrëse;