PROGRAMI I TRANSPARENCËS

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë – Privacy Day.

28 janari përkon me miratimin në vitin 1981 nga Këshilli i Evropës të Konventës 108 “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”. Vendi ynë e ka përfshirë në legjislacionin kombëtar këtë dokument me miratimin e ligjit nr. 9288/2004. Konventa është modernizuar në maj të vitit 2018 (Konventa 108+) me aprovimin e Protokollit CETS No. 223, i cili u nënshkrua në 28 janar 2022 edhe nga Shqipëria dhe është bërë pjesë e legjislacionit nëpërmjet ligjit 49/2022.

Njohja, ndërgjegjësimi dhe promovimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore të individit është një nga detyrat kryesore të autoriteteve publike për forcimin e vetëdijes qytetare. Një shoqëri demokratike e shëndetshme nuk mund të kuptohet pa një proces të vazhdueshëm edukativ për kultivimin e kulturës në ushtrimin praktik të këtyre të drejtave. Në këtë kontekst, e sidomos duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik dhe digjitalizimin, mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe në themel të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në funksion të interesit publik, ka përgatitur një poster elektronik ndërgjegjësuese.

Për këtë qëllim, Zyra e Komisionerit kërkon bashkëpunimin për publikimin/vendosjen e tij në faqet zyrtare të internetit të autoritetit/kontrolluesit publik që përfaqësoni, në cilësinë e “nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave” (DPO), në intervalin kohor 27-29 janar 2023, për rritjen e njohurive të qytetarëve mbi ushtrimin e kësaj të drejte themelore kushtetuese.

  • Mbajtja e dokumentacionit me afatet përkatëse bëhet sipas ligjit nr.9154, datë 06.11.2003
    “Për arkivat” “Normave Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në
    Republikën e Shqipërisë” dhe “Rregullores së Njësuar të Punës me Dokumentet në Autoritetet Publike të Republikës së Shqipërisë”
    e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave miratuar me Vendimin nr.4, dt.19.06.2017 të Këshillit të Lartë të Arkivave.

  • Autoriteti Publik nuk disponon informacion në këtë kategori

  • Në këtë kategori ndërlidhen kategoritë e publikimeve të faqes zyrtare të RASH www.rash.al.