Funksionet dhe detyrat e Qëndrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar
 

Qëndra RASH është institucion publik i krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 88, datë 14.02.2018 “Për krijimin e Qëndrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar RASH”, ku përcaktohet qëllimi dhe veprimtaria e institucionit si vijon:

 

Qëllimi i Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar është:

a) zhvillimi dhe promovimi i projekteve të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) për arsimin dhe shkencën;

b) krijimi i infrastrukturës për ngritjen e një qendre të përbashkët ndërdisiplinore kërkim-zhvillimi (TIK) nga IAL-të pjesëmarrëse apo palë të treta;

c) koordinimi i pjesëmarrjes së kërkuesve vendës në projektin evropian të kërkimit GÉANT dhe projekte të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), pjesë përbërëse e programit kuadër evropian të kërkim-zhvillimit dhe inovacionit;

ç) zhvillimi i programeve softëare dhe ofrimi i shërbimeve përkatëse për ministrinë përgjegjëse për arsimin, agjencitë e varësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, institucionet e arsimit të lartë, të kërkimit shkencor dhe inovacionit e për të gjithë anëtarësinë e RASH-it, si dhe për palë të treta.

 

Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar kryen veprimtarinë e mëposhtme:

a) Zhvillimin dhe ofrimin e sistemeve më të përparuara softëare për administrimin e procesit të aplikimit universitar, menaxhimin e proceseve akademiko-shkencore dhe administrative-univer-sitare dhe platformave për formimin dhe testimit on-line për arsimin e lartë, në kuadër të rritjes së cilësisë në arsim dhe pjesëmarrjes në aktivitetet e kërkimit dhe të zhvillimit, të drejtuara nga komuniteti shkencor dhe arsimor ndërkombëtar;

b) Marrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe të ruajtjes së informacionit (back up) për bazat e të dhënave që krijon ose administron për llogari të IAL-ve pjesëmarrëse, ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe agjencive të varësisë për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor apo palëve të treta dhe ndërveprimi i këtyre bazave të të dhënave për të gjithë anëtarësinë e RASH-it;

c) Mbledhjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave për arsimin dhe kërkimin shkencor, për llogari të ministrisë përgjegjëse për arsimin, si një burim i të dhënave, i statistikave dhe i analizave;

ç) Zhvillimin dhe zgjerimin e rrjetit telematik kombëtar për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor, duke i garantuar komunitetit arsimor, akademik dhe kërkimor shqiptar lidhjen ndërqytetëse, ndërkufitare, lidhjen me rrjetin evropian të arsimit dhe kërkimit GÉANT e ofrimin e shërbimeve të këtij rrjeti në Shqipëri, si dhe lidhjen me rrjetet botërore të arsimit dhe kërkimit;

d) Zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të infrastrukturës Cloud computing dhe Supercomputing nëpërmjet Qendrës së të Dhënave për Arsimin dhe Shkencën (Datacenter) dhe çdo infrastrukture tjetër TIK të nevojshme për IAL-të dhe institucionet pjesëmarrëse;

dh) Promovimin e mobilitetit të maturantëve dhe studentëve përmes shkëmbimit të të dhënave të tyre elektronike, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të “Deklaratës së Gronigenit”;

e) Pjesëmarrjen në rrjetin evropian të sistemeve informatike universitare EUNIS, në shërbim të zgjerimit të spektrit të shërbimeve TIK për anëtarësinë;

ë) Organizimin e veprimtarive mësimore dhe trajnuese që finalizohen me lëshimin e certifikatës përkatëse.