Shërbimet që ofrohen nga AP-ja
RASH zhvillon vetë me stafin e tij "in house" dhe ofron shërbime platforma software për menaxhimin e proçeseve akademike dhe administrative të universiteteve. Aplikimet e ofruara përfshijnë administrimin e informacionit kompleks për qeverisjen dhe organizimin e jetës universitare (shërbimet U-GOV).
Portali UAlbania per aplikimin dhe regjistrimit ne IAL, Sekretaria studentore online, UCRIS- katalogu i kërkimit shkencor janë disa nga shërbimet që ofrohen në këtë platformë. Ndërsa platforma tjeter (V.Uni) e universiteti virtual mundëson organizimin dhe mësimin online nëpërmjet platformave Moodle, Edumeet. Në bashkëpunim me EBSCO (USA) është ofruar deri ne janar 2023 platforma e Biblotekës digjitale "Ulibrary" si dhe mësimi online i gjuhëve të huaj (30 gjuhë) Rosseta Stone. Në vitin 2020 është pilotuar per nje vit platforma e kontrollit Antiplagjiaturë në bashkëpunim me Akademia.al(Kosovë).
RASH ka zhvilluar dhe ofron gjithashtu edhe 4 platforma software për llogari të MAS:
1. Mësues për Shqipërinë (ofruar deri ne maj 2024)
2. Portali i Trajnimeve (ASCAP)
3. Portali i Censusit të kërkimit shkencor (perditesuar deri ne nentor 2019 nga AKKSHI)
4. ACRIS (në zhvillim)