PKKZH: Eduroam.al
Agjensia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, ka miratuar projektpropozimin tonë si një nga projektet fitues të PKKZH në fushen e kërkimit shkencor të TIK për testimin, pilotimin dhe implementimin e roamingut akademik të quajtur ndryshe "Eduroam".
Eduroam është një platformë e sigurt për aksesimin e roamingut akademik për komunitetin akadmiko-kërkimor ndërkombëtar. Ai është në një aktiv në mbi 100 vende të botës dhe nëpërmjet këtij projekti do të pilotohet edhe në Shqipëri. Eduroam u lejon stafit akademik-kërkimor të IAL-ve të marrin lidhjen e Internetit dhe shërbime TIK në kampusin universitar kur vizitojnë institucionet e tjera akademike jashtë Shqiperisë.