GN4-1
Projekti GN4-1 u zbatua nga 1 maj 2015 deri më 31 gusht 2016.
Projekti GÉANT është pjesë e programit “Excellent Science: e-infrastructures” me një rol jetik për të siguruar që pjesëmarrësit e projektit Horizon 2020 të jenë plotësisht në gjendje të bashkëpunojnë, të ndajnë dhe të kenë akses në të dhëna, të diskutojnë dhe të mësojnë së bashku dhe të testojnë pa pengesa risitë e tyre në të gjithë rrjetëzimin.
Bashkëpunimi i ngushtë me ofrues të tjerë evropianë të infrastrukturës elektronike dhe projekte të mëdha shkencore që gjenerojnë vëllime të mëdha të dhënash (p.sh. projektet ESFRI, CERN) do të sigurojë permbushjen e sfidave unike të këtij komuniteti dinamik.