Regional HPC Center
Rezultati final i projektit është krijimi i një Qendre rajonale të Superkomjuterit (HPC-së) për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, Rrjet në fibër optike për Universitet dhe Institutet e Kërkimit në Shqipëri si dhe lidhja ndërkufitare me vendet fqinje, ndërlidhja e NREN-ve rajonale të WB me Infrastrukturën HPC dhe PoP e rrjetit GÉANT të vendosur në Data Centerin e RASH-it. Infrastrukturë HPC apo dhe inteligjenca Artificiale (AI) në veçanti do të përqëndrohet në teknologjitë e ardhshme, duke kryer eksperimentime të vazhdueshme për kërkim-zhvillim në fushën e realitetit virtual, në përpunimin dhe menaxhimin të Bigdata. Palët përfituese nga ky projekt janë: Universitete, Kolegjet universitare, Institutet kërkimore, Qendrat e Transferimit të Teknologjive si dhe Agjencitë Kombëtare që merren përpunimin e të dhëna kërkimore të fushave të ndryshme dhe NREN e Ballkanit Perëndimor;