Politikat
Deklaratë për Barazinë Gjinore
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 9970, datë 24.7.2008, “Për barazinë gjinore në shoqëri”, Rrjeti Akademik Shqiptar miratoi strategjinë kombëtare për barazinë gjinore, 2021–2030, dhe planit të saj të veprimit.
28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë – Privacy Day.
28 janari përkon me miratimin në vitin 1981 nga Këshilli i Evropës të Konventës 108 “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”. Vendi ynë e ka përfshirë në legjislacionin kombëtar këtë dokument me miratimin e ligjit nr. 9288/2004. Konventa është modernizuar në maj të vitit 2018 (Konventa 108+) me aprovimin e Protokollit CETS No. 223, i cili u nënshkrua në 28 janar 2022 edhe nga Shqipëria dhe është bërë pjesë e legjislacionit nëpërmjet ligjit 49/2022.
Njohja, ndërgjegjësimi dhe promovimi në tërësi i të drejtave dhe lirive themelore të individit është një nga detyrat kryesore të autoriteteve publike për forcimin e vetëdijes qytetare. Një shoqëri demokratike e shëndetshme nuk mund të kuptohet pa një proces të vazhdueshëm edukativ për kultivimin e kulturës në ushtrimin praktik të këtyre të drejtave. Në këtë kontekst, e sidomos duke marrë në konsideratë përparimin teknologjik dhe digjitalizimin, mbrojtja e të dhënave personale është shumë e rëndësishme dhe në themel të zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në funksion të interesit publik, ka përgatitur një poster elektronik ndërgjegjësuese.
Për këtë qëllim, Zyra e Komisionerit kërkon bashkëpunimin për publikimin/vendosjen e tij në faqet zyrtare të internetit të autoritetit/kontrolluesit publik që përfaqësoni, në cilësinë e “nëpunësit të mbrojtjes së të dhënave” (DPO), në intervalin kohor 27-29 janar 2023, për rritjen e njohurive të qytetarëve mbi ushtrimin e kësaj të drejte themelore kushtetuese.